Navigation path

Left navigation

Additional tools

Other available languages: EN FR DE ES IT EL MT SL HR AR

European Commission - Press release

Komisioni Evropian siguron një zotim 10 vjeçar për të ruajtur stoqet e peshqve në Mesdhe

Brussels, 30 March 2017

Pas disa muajsh negociata, Komisioni Evropian ka siguruar sot një zotim 10 vjeçar për të ruajtur stoqet e peshqve në Mesdhe, si dhe për të mbrojtur pasurinë ekologjike dhe ekonomike të rajonit.

Deklarata e Maltës MedFish4Ever, një shembull praktik i politikave të suksesshme të fqinjësisë së BE-së, përcakton një program të hollësishëm pune për 10 vitet e ardhshme, bazuar në objektiva ambicioze, por realiste. Mbi 300,000 persona janë të punësuar drejtpërdrejt në anijet e peshkimit në Mesdhe, ndërsa shumë punë të tjera indirekte varen nga ky sektor. Deklarata u nënshkrua nga përfaqësuesit ministrorë të Mesdheut nga brigjet veriore dhe jugore, një nënshkrim që i jep përgjegjësi politike një çështjeje që deri tani menaxhohej në nivel teknik. Është rezultat i një procesi të drejtuar nga Komisioni Evropian që nisi në Katania, Sicili, në shkurt 2016.

Komisioneri Karmenu Vella, përgjegjës për Mjedisin, Peshkimin dhe Çështjet Detare, tha: "Sot ne po bëjmë histori. Me nënshkrimin e Deklaratës së Maltës MedFish4Ever ne po afirmojmë vullnetin tonë politik për të kryer veprime konkrete: për peshkimin dhe aktivitete të tjera që kanë ndikim në burimet e peshkimit, në ekonominë blu, në përfshirjen sociale dhe në solidaritetin mes brigjeve veriore dhe jugore të Mesdheut. Unë shpresoj që kjo deklaratë do të shihet si një pikë kthese – për një të ardhme të ndritur për peshkatarët, për komunitetet bregdetare dhe po ashtu për burimet e peshkimit."

Angazhimet e marra nga nënshkruesit përfshijnë:

-  Deri në vitin 2020 të garantohet që gjithë stoqet kyç të Mesdheut t'i nënshtrohen mbledhjes së duhur të të dhënave, të vlerësuara rregullisht nga ana shkencore. Në veçanti, peshkatarët e vegjël do të fitojnë një rol më të madh në mbledhjen e të dhënave të nevojshme për të përforcuar njohuritë shkencore;

-  Krijimin e planeve shumëvjeçarë të menaxhimit për gjithë industritë kyçe të peshkimit. Komisioni, nga ana e tij, e ka nisur ndërkaq këtë proces me propozimin për një plan shumëvjeçar të peshkimit për stoqet e vogla oqeanike në Adriatik;

-  Eliminimi i peshkimit ilegal deri në vitin 2020, duke garantuar që gjithë shtetet të kenë kuadrin ligjor dhe aftësitë e nevojshme njerëzore dhe teknike për të përmbushur përgjegjësitë e tyre të kontrollit dhe inspektimit. Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun (GFCM) do të drejtojë zhvillimin e kontrollit kombëtar dhe sistemeve të sanksioneve;

-  Mbështetje për industritë e vogla dhe të qëndrueshme të peshkimit dhe akuakulturën duke përmirësuar skemat e financimit për projekte vendore, si përmirësimi i flotës me teknika me ndikim të ulët dhe pajisje peshkimi, përfshirja sociale dhe kontributi i peshkatarëve në mbrojtjen e mjedisit.

Zbatimi efektiv i deklaratës do të bëhet i mundur duke përfshirë në proces peshkatarët – burra dhe gra, komunitetet bregdetare, shoqërinë civile, peshkimin industrial, në shkallë të vogël, artizanal dhe rekreativ, si dhe Organizatën për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara dhe GFCM. Deklarata e sotme është një tjetër kontribut në angazhimet ndërkombëtare të BE-së në kuadrin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (Objektivi 14: 'Konservimi dhe përdorimi i qëndrueshëm i oqeanit, deteve dhe burimeve detare për zhvillim të qëndrueshëm').

Të dhëna

Deti Meshe është një basen detar unik, i karakterizuar nga bregdeti i gjatë dhe një sektor peshkimi që siguron vende pune për mbi 300,000 njerëz. 80% e flotës së tij i përket peshkatarëve të vegjël (me anije më pak se 10 m të gjata), që peshkojnë çerekun e peshkimit total. Këto punë janë në rrezik ngase stoqet detare në Mesdhe po tkurren: rreth 90% e stoqeve të vlerësuara janë të mbishfrytëzuara. Siguria e ushqimit, mjetet e jetesës, stabiliteti dhe siguria rajonale janë të gjitha të kërcënuara.

Deklarata e stome është rezultat i të ashtuquajturit proces i Katanias, i prezantuar nga Komisioneri Vella në shkurtin e vitit të kaluar, që kërkon bashkëpunim të frytshëm me palët e interesuara, Sekretariatin e GFCM, Shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet e treta. Etapat e rëndësishme përfshijnë konferencën e parë ministrore të ministrave të peshkimit të Mesdheut në prill 2016, seancën vjetore të GFCM në qershor 2016, si dhe takimin ndërmjet seancave të GFCM në shtator 2016.

Palët e mëposhtme ishin të pranishme në Konferencën Ministrore të Maltës MedFish4Ever: Komisioni Evropian, 8 Shtete Anëtare (Spanjë, Francë, Itali, Maltë, Slloveni, Kroaci, Greqi, Qipro), 7 vende të treta (Marok, Algjeri, Tunizi, Egjipt, Turqi, Shqipëri, Mali i Zi), FAO, Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun, Parlamenti Evropian dhe Këshilli Konsultativ Mesdhetar i BE-së.

Për më shumë informacion

Deklarata e Maltës MedFish4Ever

#Fushta MedFish4Ever

IP/17/770

Press contacts:

General public inquiries: Europe Direct by phone 00 800 67 89 10 11 or by email


Side Bar